Saktësia e David Vijës para porte dhe forca e gjuajtjeve të tij janë të famshme në të gjithë botën, pasi spanjolli e ka merituar me gola të shënuar vlerësimin si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Por pakkush dinte që talenti i tij ishte shndërruar në “armë” kundër policisë, në një spot televiziv të xhiruar për të promovuar lojën e famshme “Need 4 Speed”. Reklama e publikuar një ditë më parë, tregon sulmuesin e Spanjës duke shkatërruar me gjuajtje me top një makinë policie të ndalur në cep të rrugës. Ajo u regjistrua në vitin 2010, por asokohe Barcelona ndaloi publikimin e saj, duke menduar se ishte një imazh negativ për të rinjtë.