18.10.12

Fjalëkalime më të vështira për të larguar hakerat

Fjalëkalime më të vështira për të larguar hakerat
Duke përdorur programet e tyre me lista fjalësh, emrash dhe shkronjash të automatizuara, hakerat vënë në shënjestër me mijëra kompjuterë në të njëjtën kohë.
Hakerat mund të thyejnë shumë fjalëkalime të thjeshta. Pasi të hapin e-mailin e tuaj, ata mund të ndryshojnë fjalëkalimin dhe të ju pamundësojnë hapjen e llogarisë.
-->
Një studim thotë se thyerje të fjalëkalimeve të suksesshme ndodhin çdo 39 sekonda. Por brenda vetëm disa sekondash, ju mund ta forconi fjalëkalimin tuaj.
Fjalëkalimet me 8 karaktere duhen zëvendësuar me 12 të tilla
Ndërkohë që hakerat po forcojnë aftësitë e tyre, rekomandimi tradicional që thoshte të keni një fjalëkalim me të paktën tetë karaktere ka ndryshuar. Fjalëkalimet sot duhet të kenë të paktën 12 karaktere, thonë shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Teknologjike në Georgia.
-->
Në testet e tyre, ata mësuan se fjalëkalimet me tetë karaktere mund të thyhen brenda dy orësh, por duke shtuar katër shkronja më shumë do të shtoheshin rreth 17 000 vite teorikisht.
Ndryshime të vogla, rezultate të mëdha
Fjalëkalimet më të gjatë janë hap i mirë, por më të rëndësishme janë simbolet e tjera që përdorni. Dhe një kërkim i fundit tregon se gjysma e 2500 e të anketuarve nuk kanë simbole si: &, >, # ose @ në fjalëkalimet e tyre.
-->
Edhe më keq, shumica përdorin shkronja të vogla dhe i shtojnë numrat në fund, p.sh një fjalëkalim si "password123." Në një studim, një kërkues nga Britania e Madhe konstatoi se nëse keni një fjalëkalim me tetë shkronja dhe me disa simbole, shkronja të vogla, të mëdha dhe numra, do ta bënte fjalëkalimin gati të pathyeshëm, gjë që do të merrte rreth 200 vite për tu thyer.
Hapa si këto i pamundësojnë softuerit të hakerave, të përdorin listat e fjalëve, për thyerjen e fjalëkalimeve.