29.10.12

Blogeri bullgar blen 1.1 milion e-maile të përdouresve të Facebook për 5 $

Blogeri bullgar blen 1.1 milion e-maile të përdouresve të Facebook për 5 $
Blogeri bullgar Bogomil Shopov të hënën shkroi në blogun e tij se kishte blerë rreth 1.1 milion ID të përdoruesve të Facebook-ut për 5 $, dhe mes tyre ishin disa të njerëzve që ai njihte.
Të dhënat siç duket kishin dal nga Facebook-u me anë të disa aplikacioneve, dhe u ofruan në ankand në uebfaqen Gigbucks nga përdoruesi “mertem”.
Shopov verifikoi se e-mailet ishin të lidhura me përdoruesit, edhe me ata të cilat i kishin bërë private të dhënat në Facebook. Ditën tjetër u kontaktua dhe nga Platforma e Privatësisë së Facebook-ut.
Nga kjo platformë i dërgohet një e-mail me këtë përmbajtje:
“Përshendetje Bogomil,
Ne do të donim që të diskutonim me ju rreth postimit tuaj të fundit në Blog. A mund të na jepni një numër telefoni dhe të na tregoni se kur mund të kontaktojmë?
Faleminderit, Platform Policy Team
Facebook”
Shopov, tha se Facebook-u kërkonte që ai ti kthente të dhënat në mënyrë që kompania të bënte kërkime rreth këtij lëshimi.
Gjithashtu Facebook-u i kërkoi që ai të fshinte skedarin me të dhëna dhe t’ia dërgonte Facebook-ut.