29.10.12

Bill Gates mbush 57 vjeç

Bill Gates mbush 57 vjeç
William Henry Gates III lindi më 28 tetor 1955 në Seattle, Uashington dhe dje mbushi 57 vjeç.
Siç e dinë të gjithë, Bill Gates u bë partner me Paul Allen për krijimin e Microsoft-it në vitin 1975 kur ai ishte vetëm 20 vjeç.
Ditët e para ai kontrollonte çdo linjë kodimi para se ta publikonte dhe nuk ishte vetëm një biznesmen i zoti, por gjithashtu kishte një mendje teknike shumë të mirë.
Ai hoqi dore si shef ekzekutiv i Micosoft-it në vitin 2000 dhe u tërhoq nga kompania në 2008. Gates është një nga baballarët e teknologjisë dhe mund të konsiderohet si më i rëndësishmi.
Ai jo vetëm i solli kompjuterët në një nivel që mund të bliheshin nga të gjithë, por gjithashtu shpëtoi Apple nga falimentimi me një hua 150 milionë dollarë.
Gjatë kohës që Bill thotë se nuk ka shumë lidhje më me Microsoft-in, pasi po bën një vepër shumë të madhe me fondacionin Bill and Melinda Gates Foundation.
Gëzuar ditelindjen Z. Gates!