26.9.12

Mourinho: Do të punoj si Fergie, deri 70 vjet

Jose Mourinho (Foto: Getty Images)


Trajneri i Real Madridit, jose Mourinho, thotë se ai synon ta arrijë jetëgjatësinë e Sir Alex Ferguson në futboll.

“E kuptoj në mënyrë të përkryer se pse Alex ende punon në atë moshë dhe mendoj se do ta bëj të njëjtën gjë. E dua futbollin dhe më pëlqen të jem trajner. Do jem ende i ri kur të mbush 50 (janarin tjetër) dhe kam shumë përpara meje”.

“Është numri që më bën të shikoj shumë prapa, por po ashtu edhe të shikoj përpara. Jam një person i kënaqur pasi besoj se ajo çfarë kam arritur është e mrekullueshme”.

“Por, në të njëjtën kohë shoh përpara dhe shoh më mirë se kurdoherë, më fuqishëm se kurdoherë, me më shumë përvojë, dhe mendoj se ende jam në fillim të karrierës”, ka thënë Mourinho