Kampion i Europës, Chelsea, ka shënuar fitore tepër të thellë ndaj Wolvesit me rezultat 6-0 në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Ligës.
Serinë e golave e hapi Gary Cahill pas tre minutash, për ta vazhduar më pas Robert Bertrand (8’). Edhe Juan Mata realizoi një gol të tretë në minutën e 17-të për rezultatin e pjesës së parë 3-0.
Në pjesën e dytë Romeu realizoi nga penaltia për 4-0 (53’), para se edhe Fernando Torres të radhitej në listën e realizatorëve për 5-0.
Golin për rezultatin përfundimtar 6-0 e realizoi transferi i ri Victor Moses (71’).
Chelsea kështu vazhdon formën e mirë, pasi vazhdon garën në Kupën e Ligës dhe është në pozitën e parë në Ligën Premier.