13.3.13

Roura: Bravo djelmosha, i heshtët kritikët


Ndihmës trajneri i Barcelonës, Jordi Roura e ka përshëndetur lojën që e bënë lojtarët e tij, të cilët e shkatërruan totalisht Milanin, duke e mposhtur 4:0, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Bëmë një lojë të shkëlqyeshme. Përmbysja e rezultatit nuk ishte e lehtë. Këta lojtarë ditën si është më së miri t’u përgjigjeshin kritikëve. Sot ata e demonstruan se janë specialistë. “Dedikimi, angazhimi…. këto janë gjërat që më bëjnë krenar që punoj me ta”, deklaroi trajneri spanjoll për Canal +.
Ai shtoi se trajneri Tito Vilanova është i lumtur me këtë fitore të mëdha. “Ai është mjaft mirë, i kanë mbetur edhe disa ditë për t’u shëruar. Ai shumë shpejt do të jetë me ne. Jam dëgjuar pas lojës me të dhe është shumë i lumtur për paraqitjen”, përfundoi Roura. /Vetem INFO/