14.3.13

Iniesta + Xavi = 197 pasime kundër Milanit


Barcelona e shkatërroi Milanin duke e mposhtur 4:0 në duelin e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Kështu, gjiganti katalunas e përmbysi humbjen 2-0 në San Siro dhe kaloi tutje. Por, statistikat tregojnë se një prej arsyeve kryesore për dominimin e Barcelonës ishte mesfusha ku Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta ishin ‘mbretër’ në rolin e tyre. Iniesta bëri 117 prekje me topin, kurse Xavi shtoi 144.


Nga 197 pasime gabuan vetëm 20. E jashtëzakonshme. Iniesta dhe Xavi ishin më meritorët që Barcelona e eliminoi presingun e Milanit dhe realizoi nga dy gola në secilën pjesë për të kompletuar përmbysjen dhe siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Vetem Info/