14.3.13

El Shaarawy shuan polemikat, tregon fanellën që i dha Messi

El Shaarawy, talenti i Milanit ka shuar çdo lloj polemike duke postuar në Twitter fanellën me numrin 10 të Lionel Messit.
“Faleminderit Leo, kampion brenda dhe jashtë fushe…”, shkruan Faraoni i Milanit në Twitter, transmeton albania24.info


Mediat shpërthyen në polemika, pas daljes së një video ku duket se Messi refuzon të shkëmbeje fanellën me yllin e Milanit, El Shaarawy.
El Shaarawy shpjegon se foton e poston për të sqaruar të gjithë atë polemikë të krijuar pas ndeshjes se një dite më parë, ku Barcelona shkatërroi Milanin me rezultatin 4-0./vetem info/