Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e nxitura nga shprehitë e fytyrës të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme. Megjithatë, duke ndjekur tri këshillat e mëposhtme, ju mund ta evitoni këtë problem.
Dieta specifike Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Kjo dietë kërkon dhe konsumimin e sasive të mëdha të ujit, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni.Aktiviteti fizik Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën.
Është vërtetuar se meditimi për 20 minutë çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Gjatë kësaj “qetësie shpirtërore”, shtohet prodhimi i endorfinës, substancë e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.Trajtimet e lëkurës Në kushtet e shtëpisë, ju mund të realizoni edhe një maskë anti-stres: një kos dietik, pa yndyrë, të cilit i shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më e shndritshme./albania24.info/