Teksa prisni të shkoni te mjeku të merrni kurën e duhur për të lehtësuar simptomat e sëmundjes me një kurë me ilaçe natyrale, mund të merrni menjëherë masa që mund t’ua lehtësojnë dhimbjet dhe përshpejtojnë shërimin.
Xhenxhefili
1 lugë xhenxhefil i freskët mund të përzihet me një lugë mjaltë në një enë me ujë të zier. Pini tre-katër filxhanë në ditë.
Erëzat
Shtojini ushqimit piper të zi dhe spec djegës. Kujdes nëse vuani nga ulcera.
Ujë me kripë
Në një litër e gjysmë ujë të zier më parë shtoni një lugë e gjysmë çaji kripë. Bëni gargarë nga fyti dhe përmes një shiringe futeni në vrimat e hundës dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Fibrat
Hani ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve.
Sipas specialistëve, duhen ndjekur edhe disa këshilla të thjeshta që kanë lidhje me stilin e jetesës: evitoni diellin në pikun e vapës, mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë, përdorni sa më shumë ushqime me fibra, në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe, evitoni zhurmat e larta. Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur e në errësirë për të paktën 30 minuta.