Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi ka reaguar në lidhje me deklaratat e dhënë mbrëmë nga kreu i Partisë Socialiste në emisionin "Opinion". Vorpsi ka sqaruar se ajo kishte pranuar me qejf ftesën e Ramës për të takuar bashkëshorten e tij ndërsa kërkoi që Rama të mos merret me individë pasi ka funksion publik.
“Mendoja se ishte fisnik por po shpif ulët për rastësinë e udhëtimit tim me të në të njëjtin avion. Kam respekt për çdo tironse ndaj dhe pranova me qejf ftesën e Ramës për të takuar bashkëshorten e tij.
Mendoj që nuk duhet të merret personalisht me mua, por të bëjë transparencën që i ka premtuar shqiptarëve dhe që për dy muaj presin qoftë dhe një të vërtetë. Rama është i detyruar jo vetëm si person politik por dhe publik të mos merret me individin”, shprehet Vorpsi në reagimin e saj. /albania24.info/