Disa orë para sfidës së rëndësishme me Barcelonën, është publikuar një video motivuese për lojtarët e Milanit, të cilët do ta kërkojnë kualifikimin në çerekfinale në Camp Nou sonte.
‘We Believe’ (Ne Besojmë) është mesazhi për lojtarët Rossonerë, të cilët do të mundohen ta ruajnë avantazhin prej dy golash nga ndeshja e parë, e zhvilluar tri javë më parë në San Siro.
Në këtë video kërkohet nga lojtarët e Milanit që ta nderojnë fanellën kuq e zi dhe nëse është nevoja, të vdesin për të, duke u munduar ta përsërisin lojën e parë, kur kishin fituar 2:0. /Vetem Info/