Revista “Forbes” ka publikuar njerëzit më të pasur në botë. Edhe këtë vit, për të katërtin herë është shpallur meksikani Carlos Slim. Pasuria e tij vlerësohet 73 miliardë dollarë. Ajo ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë, 69 miliardë dollarë.
Në vendin e dytë është themeluesi i Microsoft, Bill Gates me një pasuri që llogaritet në 67 miliardë dollarë.
Në vend të tretë është spanjolli Amancio Ortega, pronari i Zara, me një pasuri prej 57 miliard dollarë.
Kurse, për herë të parë në më shumë se një dekadë ka rënë në vendin e katërt, duke mos qenë në tre vendet e para.
Në total lista e miliarderëve për këtë vit ka shkuar në 1.426 persona, një rritje prej 16 përqind me një vit më parë. Këtë vit janë renditur në listë 210 miliarderë nga 42 vende
SHBA ka më shumë miliarderë, 442 në total, pasuar nga Azia- Paqësori me 386, Europa me 366, Lindja e Mesme dhe Afrika me nga 103. Shumica e miliarderëve e kanë bërë vetë pasurinë, 961, kurse 184 e kanë trashëguar atë./albania24.info/