12.3.13

Kuriozitete dhe statistika nga Barcelona – Milan



Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Milanit.
Katalunasit kanë një deficit prej dy golash, të cilin do të mundohen ta shkrijnë sonte në Camp Nou, për të ecur në çerekfinale. Në anën tjetër, Rossonerët shkojnë në Spanjë për ta ruajtur kapitalin nga ndeshja e parë. Ky takim fillon në ora 20:45.
- Barcelona është e pamposhtur në 19 ndeshje rresht në Camp Nou në Ligën e Kampionëve, duke i fituar 15 ndeshje, që nga humbja 2:1 nga Rubin Kazani, në tetor 2009.
- Blaugrana i kanë fituar 11 nga 24 përballjet në kompeticionet evropiane, në të cilat e kanë humbur ndeshjen e parë në udhëtim. Sidoqoftë, asnjë ekip në histori të këtij evenimenti nuk e ka rikthyer rezultatin nga 2:0 nga ndeshja e parë, në të tetën e finales.

- Lionel Messit i nevojitet edhe një gol për ta kaluar rekordin e Ruud van Nistelrooyt me 56 gola, për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.
- Milan është i pamposhtur në Serie A në vitin 2013, duke i fituar 7 ndeshje dhe duke barazuar në 3 të tjera.
- Shtatë herë kampioni evropian ka humbur një herë këtë edicion të Championsit në Spanjë nga Malaga me rezultat 1:0, në fazën e grupeve. Ndaj ekipeve spanjolle, Milani ka arritur 4 fitore, 6 barazime e 13 humbje.
- Milan e mban rekordin më të keq, pasi në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit në sezonin 2003/04 ishte në avantazh prej 4:1 ndaj Deportivo La Corunas, ndërsa u mposht 4:0 në ndeshjen e kthimit, për t’u eliminuar nga kjo garë. /Vetem INFO/