Operacioni i policisë italaine është organizuar nga skuadra lëvizëse e Raguses dhe Guardia di Finanza e Katanias dhe Komos, të cilat kanë bërë sekuestrimin e sasisë së lëndës narkotike prej 900 kg marijuanë, e cila kishte një vlerë në treg rreth 1 milionë euro.
Gjatë këtij operacioni blic të policisë italiane janë arrestuar dy shtetas shqiptar, të cilët janë Hysni Hoxha, 30 vjeç me precedentë penalë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje dhe Ermal Kasaj, i padënuar më parë, 26 vjeç.
Dy shqiptarët janë arrestuar falë edhe informacioneve të mbërritura nga organet e policisë së huaj në bordin e një furgoni, i cili është ndaluar në kohën kur po futej në një garazh në Katania.
Droga ndodhej në furgon, e ndarë në disa çanta ndërsa në garazh është zbuluar tjetër sasi marihuane, por edhe armë, 2 pistoleta, një kallashnikov dhe municione./vetem info/