Një nga arsyet për të cilat Google i dha më shumë se 12 miliardë dollarë për Motorola ishte që të mbrohej nga Samsung-u i cili po bëhet një kërcënim i madh madje edhe për partnerët e vet.
Samsung-u momentalisht është kompania më e madhe mobile në botë e cila udhëheq në tregun e smartfonëve, ndërsa modeli i tyre Galaxy S3 para disa dite u shpall smartfoni më i mirë në botë dhe për të dytin vit me rradhë e la prapa konkurrentin e tij më të madh, iPhone-in e Apple.
Kjo kompani suksesin e madh e arriti me telefonët të cilët punojnë në sitemin operativ mobil Android – që e bën këtë kompani partnerin më të madh të Google-s, mirëpo duket se kompania Google aspak nuk është e kënaqur me dominimin e Samsung-ut në treg, kështu që partneri i tyre më i madh po bëhet konkurrent dhe kërcënim në tregun mobil.
Siç raportojnë nga Venture Beat, Google është në frikë nga rritja e dominimit të Samsung-ut i cili do të mund të kërkonte pjesë më të madhe nga reklamat mobile të cilat shfaqen në telefona gjatë kërkimit. Google ndan fitimin nga reklamat mobile me partnerët e vet dhe Samsung-u deri më tani ka marrë rreth 10% nga ky fitim, ndërsa duke pasur parasysh se kjo kompani mban rreth 40% të tregut Android, së shpejti mund të kërkojë pjesë më të madhe të fitimit nga reklamat.
Megjithatë, edhe pse në Google janë të frikësuar nga dominimi i madh i Samsung-ut në mesin e telefonëve të cilët punojnë në Android, do të ishte problem edhe më i madh nëse Samsung-u do të kthehej nga një sistem tjetër operativ mobil. Kompania jug-koreane tashmë ka lajmëruar telefonët e parë që do të punojnë me sistemin operativ Tizen (me të cilin kryesisht do të bëjnë smartfonë të lirë), ndërsa po bashkëpunojnë edhe me Microsoft-in në zhvillimin e telefonit Windows Phone, gjë kjo që u jep atyre një fleksibilitet të theksuar në krahasim me konkurrentët (edhe Google) sepse megjithatë nuk varen vetëm nga një sistem operativ.
Duket se Samsung-u tashmë po pregatit më të keqen për konkurrentët. Kështu në faqen BGR.com thanë se sot “çdo kompani e madhe IT do të duhej ti frikësohej Samsung-ut”. Hapi i ardhshëm në pushtimin e mëtejmë të tregut nga Samsung-u duket të jenë përpdoruesit e biznesit, kështu që kjo kompani ka prezantuar opsionin e ri të projektuar për telefonat e tyre Galaxy të quajtur Knox.
Google mund të paguajë 1 miliard $ Apple për të mbetur motori i përzgjedhur i kërkimit në iOS
Përmes këtij opsioni përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin të njëjtin telefon si “pajisje biznesore e mbrojtur” – i cili do të jetë nën vëzhgimin e departamentit të IT-së së kompanisë i cili do të menaxhojë me aplikacionet e instaluara dhe opsionet e sigurisë, por do të mund edhe të përdoret si telefon privat klasik në të cilin do të kenë aplikacionet të cilat i dëshirojnë, të luajnë lojëra etj., dhe në këto opsione private do të kenë qasje vetëm pronarët e telefonëve.
Mahnitëse: Apple ka mbi 137 miliardë dollarë kesh!
Edhe pse në treg egzistojnë zgjidhje të ngjashme (më parë edhe BlackBerry prezantoi BlackBerry Balance), Samsung-u megjithatë momentalisht është më dominues në tregun ku ky opsion i ri (do të jetë në disponim për Galaxy S3 dhe Note 2) do të duhej të ndihmonte më shumë në rritjen e tregut dhe përparësinë ndaj konkurrentëve.