9.3.13

‘Gangnam Style’ vjen me një hit të ri


Ai bëri mbarë botën të kërcejë me superhitin e tij Gangnam Style dhe tani PSY ka gati këngën e tij të re. Ylli korean do të tregojë se nuk ishte çudi apo rastësi, që kënga e tij u bë një hit. Në prill 2013 ai ka planifikuar të hedhë në treg këngën e tij të re. 

Kënga do të lançohet në të njëjtën kohë në të gjithë botën, ndërsa parashikohet që në Kore ajo të prezantohet në një koncert më 13 prill 2013. Lajmi është bërë i ditur nga vetë PSY nëpërmjet një videoje/albania24.info/