2.3.13

Daciq takim me Putinin për Kosovën


Dacic,-Medvedev,-Putin
Kryeministri i Serbisë Ivica Daciq në fillim të prillit do të vizitojë Rusin ku do të bisedojë me presidentin rusë Vladimir Putin. Ai do të takohet me Putinin, siç vlerësohet, para raundit vendimtar, të shtatin të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel.
“Kryeministri Daciq pret të dëgjojë qëndrimin e Putinit dhe si Rusia e sheh rrjedhën e deritashme të dialogut për Kosovë, duke marrë parasysh këndvështrimin aktual se vështir do të arrihet deri te kompromisi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, citohet të kenë thënë për gazetën Blic, burime qeveritare të Serbisë./albania24.info/