2.3.13

Chiellini e ngreh për flokësh, Cavani ia jep bërryl fytyrës (Video)


Giorgio Chiellini dhe Edinson Cavani ishin figurat kryesore në derbin ndërmjet Napolit dhe Juventusit. Jo pse mbrojtësi italian shënoi gol apo që sulmuesi uruguaian pati paraqitje të mirë. Por, zënkat në mes tyre u panë mjaft mirë nga kamerat e regjisë italiane, e cila e transmetoi ndeshjen. Fillimisht, futbollisti i Juventusit shihet duke ia ngreh flokët futbollistit të Napolit, kurse ‘El Matador’ ia kthen më vonë duke ia dhënë një bërryl në fytyrë, me çka shpëtoi vetëm me një karton të verdhë. Gjatë ndeshjes pati edhe shtyrje dhe ‘kapje’ tjera në mes të këtyre dy futbollistëve, në ndeshjen e zhvilluar në San Paolo, që përfundoi baras 1:1. E mira e krejt kësaj ishte se në fund të takimit, ata ia zgjatën dorën njëri tjetrit. /Vetem INFO/
Cav1