2.3.13

Castet e rrezimit te nxenesve ne Peje (VIDEO)


E plotësuar: Tridhjete nxënës të shkollave fillore të Pejës janë lënduar para fillimit të një koncerti humanitar.
Momentin e rrëzimit të nxënësve, teksa prisnin fillimin e koncertit, mund ta shihni në videon e postuar më poshtë.

Nxënësit e lënduar janë trajtuar menjëherë në Spitalin e Pejës.
Telegrafi ka raportuar se dy prej tyre trajtohen në QKUK në Prishtinë. 15-vjeçarja Kumrije Shala është në gjendje më të rënd.
Nxënësit e lënduar ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi”, për një koncert humanitar që ishte organizuar për ta ndihmuar nxënësen Diellza Nimanaj nga Deçani, e cila vuan nga leukemia.
——————

Lëndohen më shumë se 20 nxënës, dy në gjendje të rëndë
Rreth 20 filloristë të Komunës së Pejës janë lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Nxënësit e shkollave fillore të Pejës ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve “Karagaqi”. Gjatë zhvillimit të koncertit ka rënë një pjesë e shkallëve mbi trupat e nxënësve.
Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë,transmeton IO.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.
“ Janë më shumë se 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reagur. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj