Një bombë në zyrën e avokatit Xhevat Bici, në kryeqytet ka nxitur shqetësimin jo vetëm të tij, por edhe të banorëve përreth kësaj zyre.
Sipas njoftimit të policisë, bomba ishte vendosur në zyrën e këtij avokati, që ndodhet në lagjen Aktash (Rruga “Agim Ramadani”), por që është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar, pa shkaktuar asnjë pasojë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci, e ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se
“Bomba është shpëthyer në mënyrë të kontrolluar rreth orës dhjetë të mëngjesit të sotshëm”./albania24.info/