2.3.13

40-vjeçari me trupin e një 10-vjeçari (VIDEO)


Freeman është një burrë 40 vjeçar nga Australia i cili duket dhe sillet si një 10- vjeçar. Mbase ky burrë – fëmijë mund të ndihmojë të zbulohet sekreti i rinisë së përjetshme.


Ky është një rast i panjohur më parë dhe gjatë katër viteve ai rritet aq sa rritemi ne në nje vit, duke pasur akoma trupin e një fëmije. Mamaja e tij Kayleen shprehet: “Në qoftë se mesatarja e jetës është 70 vjeç, atëherë ai do të jetojë deri në 280 vite”, shkruan albania24.info.



Nga një anë ai mund të mbajë të fshehtë sekretin e rinisë së përjetshme dhe nga ana tjetër po paguan gjendjen e tij. Ai nuk mund të shikoj dhe as të flasë dhe që nga mosha 30 vjeç ai jeton në shtëpinë e personave me aftësi të kufizuara.


Mamaja shprehet se mori këtë vendim sepse ajo nuk mund të kujdesej më për të, pasi ajo vetë është e sëmurë. Mjekët arritën t’i bënin analizat dhe një radiografi nga të cilat nuk doli ndonjë keqformim nga ana gjenetike. E vetmja përgjigje që i dhanë mamasë ishte: “Nuk arritëm të gjenim asgjë tjetër”. /albania24.info/