25.2.13

Rrahje në tunel pas derbit holandez (Video)



Derbi përherë ngrit tensionet ndërmjet lojtarëve, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Përjashtim nuk kishte as derbi holandez ndërmjet Feyenoordit e PSV Eindhovenit që përfundoi me fitoren e skuadrës së parë. Humbjen nuk e kanë kapërdirë lehtë futbollistët e PSV-së, sidomos sulmuesi i tyre, Lens.
Me të përfunduar ndeshja ai ka pritur në tunel, futbollistin vendas, Matijsen, ndonëse nga shumëkush e madje edhe nga arbitrat i është sugjeruar të shkojë në teshatoren mysafire.
E gjithë skena ka shkaktuar tollovi të paparë me përfshirjen e shumë futbollistëve e drejtuesve të të dy ekipeve rivale. Kjo më mirë shihet në videon më poshtë./Vetem Info/