Real Madridi ia ka bërë bajat futbollin Barcelonës, duke u treguar Mbret në Camp Nou. Madrilenët fituan me rezultat bindës 3:1, duke u kualifikuar në finale të Copa del Rey. Cristiano Ronaldo e ka inspiruar ekipin Merengues duke realizuar dy gola, njërin nga penalltia, ndërsa një tjetër e shtoi mbrojtësi Varane. Ndërkaq, katalunasit ia dolën të shënonin në fund të takimit me Jordi Alban. Reali kështu e vazhdoi dominimin ndaj Messit me shokë në ndeshjet e fundit. /Vetem Info/