Deputeti i parlamentit turk, njëherësh ish futbollisti i kombëtares turke, Hakan Sükür ka deklaruar në një takim me studentët se ai në fakt nuk është turk por shqiptar. Në vizitën që i bëri universitetit Mehmet Akif Ersoy në Burdur të Turqisë, ai iu përgjigj një pyetje të një studenti në lidhje me çështjen kurde.
“Mbi të gjitha është e rëndësishme që ta ruajmë unitetin e shtetin tonë dhe të mos i japim vend ndasive të shumta që mund të ekzistojnë mes nesh. Ato mund të jenë fetare, kombëtare, kulturore, etj. Unë jam shqiptar dhe nëse e shikon nga ky prizëm, unë nuk jam turk, por unë këtu kam lindur dhe nga ky vend ushqehem, prandaj edhe duhet ta respektojmë dhe të punojmë për të, deklaroi ish futbollisti i Galatasarayt dhe Interit. Sükür është lindur e rritur në Turqi, por ka prejardhje nga Kosova. /Vetem INFO/