23.2.13

Çiljeta Xhilaga: Fernando dhe Tomasi, dy meshkujt që më ndryshuan jetën


Ka nisur një jetë të re, në një shtëpi të re, e rrethuar me të dashurit e zemrës, me lajme të mira dhe me projekte të mëdha në mendje. Dhe lajmin më të mirë të jetës, atë të lindjes së Fernandos, e ndau me miqtë dhe fansat në Facebook. 
Atje lajmëroi lindjen e programuar më 10 shkurt, atje tregoi dhe ardhjen e të birit në këtë botë 5 ditë më herët, pikërisht në ditën e lindjes së saj. Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga prej disa ditësh është bërë nënë dhe ndjesia e mëmësisë duket se i ka ndryshuar totalisht këndvështrimin për jetën, veten dhe të ardhmen. “Dashuritë e mia më të mëdha tashmë e kanë emrin Fernando dhe Tomas.