1.1.13

Viti i ri 2013 troket në Australi e Zelandën e Re me spektakël fishekzjarresh

Viti i ri 2013 troket në Australi e Zelandën e Re me spektakël fishekzjarreshTIRANE - Me spektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re priti vitin e ri 2013, vendi që ndodhet pikërisht në anën tjetër të Globit në raport me Shqipërinë. Pak orë më vonë edhe qielli i Australisë u ndez nga fishekzjarret e shumta, ndërsa kamerat botërore u përqendruan në Sidnej, për të transmetuar drejtpërdrejt festimet.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Sidnej  për të pritur fillimin e 2013-ës, ku u zhvillua shou me fishekzjarre, më i shtrenjti në botë. 
Më shumë se një miliard shikues të televizionit panë ekspozenë miliona dollarëshe me fishekzjarre, të cilët u ndezën rreth urës Harbor në Sidnej. 

Kjo është festa më e madhe për neozelandezët. Nuk është vetëm një ditë festimesh. Vendi feston për tre ditë me radhë dhe shumë njerëz e turistë marrin pjesë në festivale apo festa të ndryshme.

Ndërsa po afrohet mesnata në Azi, përgatitjet për Vitin e Ri po i bëjnë Kina, Japonia e Korea Jugore. Në Mianmar, junta ushtarake i ka ndaluar të gjitha fishekzjarret për Vitin e Ri dhe ka thënë se kush kapet duke i shitur ato, përballet me dënime të egra. Duke shkuar kah perëndimi, në Nju Jork, afër 1 milion njerëz pritet të mblidhen për festimin tradicional në Time’s Square.