Para se gjithash sigurohuni qe hekuri ka avull dhe gjithashtu do te ishte me mire nese do ta kishte kaldajen e ndare ( eshte gjithmone me efikase). Perdorni uje te distiluar ose uje cezme te ngrohur mire dhe te filtruar. Hiqni periodikisht kalkaren nga serbatori, duke I hedhur uje te perzier me uthull te bardhe dhe mbajeni gjithmone paster piastrenduke e ferkuar here pas here me limon . Ne kete menyre do te evitoni te beni pis veshjet.
Mundohuni te mbani nje pozicion korrekt gjate hekurosjes . Mbani gjithashtu afer nje karrige te larte per tu ulur, keshtu do te evitoni dhimbjet e kurrizit.
Mundohuni te mos hekurosni shume ore ne kembe , sepse do ta gjeni me pas vetem me dhimbje te padurueshme kembesh.
Ambienti ku hekurosni duhet te jete mjaftueshem me drite .Nese nuk keni tapet mos hekurosni asnjehere zbathur.
Mbani gjithmone nje spray uji per tu perdorur tek veshjet e pambukut ; aksesorin e pershtatshem per te hekurosur kemishat dhe nje spray tjeter qe sherben per tu aplikuar tek veshjet e lehta ( perdet etj). Hekurosni veshjet e bardha ne sensin e gjatesise : nese deshironi ta parfurmosni mund te hidhni parfumin ne pjesen e akseve ose mund ta shtoni tek uji ne hekur.
Mbani mend te hekurosni mbrapsht fustanet , bluzat dhe veshjet e errata. Filloni hekurosjen me temperature te ulet tek pjeset delikate: tek qepjet , qafa dhe menget.