Dyshja e parehatshme, Rihanna dhe Chris Brown, janë paguar 10 milionë dollarë për të performuar në një koncert për natën e Vitit të Ri në Bregun e Fildishtë, në një festë private të një miliarderi afrikan.
Këngëtarët, të cilët së fundi raportohet se rikthyen lidhjen e tyre, kishin fluturuar për në Bregun e Fildishtë për të performuar në një festë për të ftuarit e biznesmenit, shkruan Daily Mirror.
Pas performancës të hënën, ata u ngjitën në një aeroplan për të fluturuar drejt ishullit të Karaibeve, St Barts, ashtu që të mund të festojnë Vitin e Ri për të dy herë me familje