Policia thotë se hajdutët ishin katër dhe që të gjithë mbanin maska. Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje, përsa i takon vjedhjes së pajisjeve celulare.
Dyqani i grabitur ndodhej prapa ndërtesës së Operas. Hajdutët hynë tri orë pasi ai ishte mbyllur dhe kanë përfituar pikërisht nga fakti që policët ishin të angazhuar me mbikqyrjen e situatës në “Champs Elysees”, për shkak të festimeve të Vitit të Ri.
Lajmi i grabitjes në Paris vjen në një kohë kur në New York, është fajësuar kërkesa për mallra të Apple nga bandat e rrugës, për rritjen e kriminalitetit në këtë qytet.