Kim Dotcom na ka lajmëruar të gjithëve për lançimin e Mega, uebfaqja e tij e ardhshme. Themeluesi uebfaqes së mbyllur Megaupload po përgatitet t’ua tregojë faqen disa pjesëmarrësve të zgjedhur përmes një komunikate për shtyp, e cila do të mbahet në vilën e tij në Zelandën e Re.
Është i njëjti vend që zyrtarët amerikanë bastisën në Janar të këtij viti, si pjesë e mbylljes së Megaupload, gjoja për shkelje të piraterisë online. Dotcom, i cili u shfajësua nga akuzat, është kthyer në shtëpinë e tij ndërkohë që priste ekstradimin, i cili mund të mos ndodhë gjer në verën e 2013.
Ndërkohë, Dotcom po bëhet gati të prezantojë pasardhësen e Megaupload dhe shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për të ftuar anëtarë të shtypit për të marrë pjesë në lançimin mediatik. Dotcom tha se disa gazetarëve do t’iu jepet mundësia për të hyrë në Mega brenda 48 orëve, para se të planifikohet prezantimi më 20 Janar.