Ngjarja shokuese ka ndodhur sot në Bulqizë, në komunën Gjoric. Policia e Bulqizes konfirmoi per korrespondentin e News24 se, fëmija me inicialet A.Ll është grindur me të atin pasi i ka kerkuar ti bleje dhurata për festën e Vitit të Ri. Babai i fëmijës i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi për festat e fundvitit, nuk pranoi t'i blejë lodrën.
Pak orë më pas trupi i të miturit është gjetur i varur me litar në një shtëpi të braktisur.
Policia dyshon se i mituri eshte vetevarur. Gjithsesi efektivët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa po hetojnë dhe në pista të tjera.