5.12.12

Super sulmuesi Henry, prap te Arsenali


   
















I rikthehet ekipit te tij. Sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry, sipas asaj që raportojnë mediat në Britani, ka arritur marrëveshje me Arsenalin, që të luajë në formë huazimi me “Topçinjtë” dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së Arsene Wenger nga 1 janari i vitit të ri.
Në fakt të njëjtën gjë francezi e kishte bërë edhe sezonin e kaluar, duke u huazuar tek Arsenali, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë e tij tek londinezët. Wenger kishte deklaruar më parë se ka nevojë për një sulmues, pasi Chamack dhe Gervinho do të jenë në Afrikë për “Kupën e Afrikës 2013″ gjatë muajit janar.
Megjithëse është arritur marrëveshja me Henry, ende nuk dihet për sa kohë do të jetë ai në dispozicion të Arsenal dhe Wenger.