Nuk është vonuar shumë, dhe ka dhënë mesazhin e tij. Jose Mourinho e ka shfrytëzuar konferencën pas ndeshjes me Ajaxin për të thumbuar me fjalë Lionel Messin, favoritin absolut për të fituar Topin e Artë.
“Të gjithë e dinë se kush do të jetë Topi i Artë. Njerëz të mëdhenjë të futbollit bëjnë marketing se kanë votuar atë për Topin e Artë, atëherë ajo fushatë me siguri se e bën atë fitues. Më vjen keq që është kështu por se fituesi tashmë dihet” tha Mourinho