22.12.12

Mark Zuckerberg dhuron 500 milionë dollarë për bamirësi

Mark Zuckerberg dhuron 500 milionë dollarë për bamirësiSHBA - Drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka dhuruar afro 500 milionë dollarë në vlerë të aksioneve për një organizatë bamirëse në Silicon Valley, me qëllim të financimit të shëndetësisë dhe çështjeve të edukimit. 

Zuckerberg dhuroi 18 milionë aksione me vlerë në Facebook, ose rreth 498.8 milionë dollarë. Përfituesi i këtij donacioni është Silicon Valley Community Foundation, një organizatë jofitimprurëse që punon me donatorët për shpërndarjen e dhuratave të tyre. 

Ky është donacioni më i madh i Mark Zuckerberg deri më sot. Ai kishte dhuruar 100 milionë dollarë për shkollat publike të Newark gjatë vitit 2010.