9.12.12

Ke$ha: Kam bërë seks me një fantazmë


Ke$ha ka konfirmuar sërish se ka bërë seks me një fantazmë. Këngëtarja amerikane tha se një shpirt nisi të “ledhatonte” trupin e saj kur ajo po qëndronte e shtrirë në shtëpinë e saj. 


25-vjeçarja ka folur edhe në muajin shtator për eksperiencën e saj seksuale me një fantazmë, ndërsa të enjten zbuloi edhe disa detaje në një emision televiziv amerikan.


Kur u pyet nga prezantuesi nëse ishte e vërtetë se ka bërë seks me një fantazmë, Ke$ha u përgjigj: “Po, kam bërë. Nuk e di si e kishte emrin, por erdhi në shtëpinë time dhe filloi të më ledhatonte. Më pas kaluam në gjërat e tjera.