Ishte e famshme por me gjasë u shndërrua në një femër e cila përndiqet nga paparacët sepse ka qenë e dashura e ish-kryeministrit italian, Slivio Berlusconi i cili është aq shumë i njohur për raportet e tij me femra shumë të reja në moshë.
Tani 26-vjeçarja është duke shijuar rrezet e diellit në plazhet e Miami-t…dhe këtë e bën pasi karriera e saj shkon më së miri. Nga modele ajo është shndërruar në stiliste dhe pak kohë më parë lançoi linjën e re të modës.
S’ka dyshim që emri i saj do të mbahet mend gjatë jo aq për faktin se është pjesë e botës së modës por sepse modelja është pjesë e listës famëmadhe të të dashurave ‘toyboy’ të ish-kryeministrit italian i cili është duke ju rikthyer skenës së politikës.
Këto janë imazhet që vijnë nga pushimet e saj të Krishtlindjes dhe ka zgjedhur tokën nga ka prejardhjen nëna e saj, Amerikën për të kaluar festat e fundvitit.