Dashi
Në këtë fundjavë do t’i dedikoheni vetëm pushimit dhe do të argëtoheni pa masë. Do t’i mbyllni të gjitha punët që kishit nisur.
Demi
Në këtë fundjavë do të keni mundësi të mëdha dhe do të merrni meritat që ju takojnë. Në dashuri përkushtimi do të jetë reciprok.
Binjakët
Do të keni dëshirë të bëni një udhëtim me një mikun tuaj edhe pse koha që keni në dispozicion është shumë e shkurtër.
Gaforrja
Në fundjavë do të keni mundësi të takoni njerëz të rinj. Do të keni mundësi të sqaroni një keqkuptim me një të afërmin tuaj.
Luani
Veçanërisht sot do të jeni shumë të dashur me të gjithë njerëzitë që ju rrethojnë. Këtë fundjavë do të keni mundësi të kaloni pak kohë me njerëzit më të dashur.
Virgjëresha
Në këtë ditë pushimi do të rrethoheni nga miq dhe të njohur, kështu që organizoni një festë. Në pjesën tjetër të ditës do të merreni me sport.
Peshorja
Do të keni mundësi të kontrolloni veten dhe emocionet që ju rrethojnë. Në fushën private priten zhvillime interesante që do të përmisojnë edhe ekonominë tuaj.
Akrepi
Në këtë fundjavë do të keni mundësi t’i bëni pak qejfin vetes duke pushuar më gjatë. Do të keni mundësi të bëni gjëra të reja.
Shigjetari
Kjo ditë pushimi do t’ju japë stimuj pozitivë dhe do të arrini ta fitoni këtë fazë. Në fushën e ndjenjave do të realizoni një nga ëndrrat tuaja.
Bricjapi
Aftësia juaj do t’ju ndihmojë të fitoni sfidën e radhës. Në fushën e ndjenjave do të merrni përkushtimin e plotë të partnerit.
Ujori
Gjatë kësaj fundjave do t’ju lindi dëshira të bashkëpunoni për projekte të reja. Mbështetuni të ndihma dhe dashuria e partnerit.
Peshqit
Durimi do të jetë arma juaj e fortë, nëse do të donit të bisedoni me dikë që e keni shumë për zemër. Në dashuri do të keni një sukses të vogël.