Chelsea ka regjistruar fitoren e parë në Ligën Premier nën drejtimin e trajnerit Rafael Benitez. Blutë fituan kundër Sunderlandit me rezultat 3-1 në Stadium of Light.
Pas golave të shënuar në Ligën e Kampionëve, i shumë kritikuari Fernando Torres shënoi edhe në këtë takim. Ai pranoi një krosim të Eden Hazard për ta zhbllokuar rezultatin (11’).
Ndërhyrja e gabuar e Sebastian Larsson në dëm të Ramires u ndëshkua me penalti, ndërsa Torres e dyfishoi avantazhin nga pika e bardhë (45’+2).
Në minutat e para të gjysmës së dytë (48’), Torres e goditi shtyllën, ndërsa Juan Mata e shfrytëzoi rastin për ta shënuar golin e tretë të mysafirëve.
Adam Johnson shënoi një gol për të ruajtur nderin e skuadrës vendase (66’).
Java e 16-të e gjen Chelsean në pozitën e tretë bë tabelë me 29 pikë, shtatë më pak se lideri Manchester United.