Futbollisti i Manchester Unitedit, Ashley Young mendon se Rio Ferdinand ishte me fat që monedha e goditi në vetull dhe nuk i preku syrin në fund të derbit me Manchester Cityn.
Mbrojtësi ishte duke festuar golin e fitores së Van Persiet kur një monedhë prej 2 qindarkash e hedhur nga një tifoz e goditi pak mbi sy, duke e lënë të gjakosur. “Mund t’ia kishte nxjerrë syrin. E patë se çfarë çarje të thellë ka pësuar.
Edhe kur Runi po ekzekutonte një goditje këndi, monedhat vërshuan lumë. Falë Zotit fusha ishte e lagur dhe tifozi që tentoi të godiste Rion rrëshqiti. Kjo ishte ngjarje shumë e shëmtuar dhe nuk duhet të përsëritet”, tha i indinjuar mesfushori i “djajve