
Barcelona ka shfaqur sërish interes për mbrojtësin e Chelseat, David Luiz. Tuttomercatoweb shkruan se Barca është duke përgatitur një kontratë të re me agjentin e Luizit, për të cilin katalanasit kanë shfaqur interes prej më shumë se një viti.
E ardhmja e Luiz te Chelsea duket e mjegullt pas ardhjes së trajnerit të ri Rafa Benitez, i cili e ka zhvendosur atë në mesfushë në disa nga ndeshjet e fundit.