5.12.12

Bruksel, vetëvritet në aeroport ambasadori i Serbisë në NATO

Bruksel, vetëvritet në aeroport ambasadori i Serbisë në NATOBEOGRAD – Ambasadori i Serbisë pranë NATO-s Branisllav Milinkoviç është vetëvrarë. 

“Ambasadori i Serbisë në NATO, Branisllav Milinkoviç”, ka vdekur tragjikisht, ka njoftuar ministria e Jashtme e Serbisë. 

Mediat serbe raportojnë se ai ka kryer vetëvrasje në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Bruksel, duke kërcyer nga parkingu, para syve të ndihmës-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Zoran Vujiç, i cili udhëheq sektorin për politikën e sigurisë. 

Raportohet se i ndjeri Milinkoviç ishte diplomat i respektuar dhe jurist. 
Milinkoviç njihej si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë pranë NATO-s. Ai ishtë emëruar në këtë post në muajin gusht të vitit 2009.