Mësuesja tha se e kishte bërë këtë veprim në kontekstin e edukimit ndërkulturor të nxënësve, pasi në klasë kishte 8 fëmijë me kombësi jogreke.
Kaq ka mjaftuar që disa prindër të depozitojnë një ankesë me shkrim në Drejtorinë Arsimore, e cila urdhëroi një hetim administrativ për mësuesen. Prindërit gjithashtu njoftuan edhe anëtarë të Agimit të Artë, të cilët akuzuan atë për edukim antikombëtar të fëmijëve.
Mësuesja u transferua në një shkollë tjetër të ishullit në pritje të rezultatit të hetimit administrativ, por ndërhyrja e Agimit të Artë në këtë çështje, ka provokuar reagime në komunitetin arsimor të Greqisë.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së mësuesve, Stavros Petrakos tha se Federata e cilëson “të papranueshme dhe jo institucionale një ndërhyrje të tillë”. Ai theksoi se në një shkollë me 20 nxënës, 8 nga të cilët janë të huaj, nuk mund të reagohet ndryshe. “Ne nuk mund të injorojmë 40% të nxënësve që vijnë nga një vend tjetër. Mësuesi nuk mund t’i margjinalizojë ata. Nuk është ky roli i tij”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së mësuesve
Sot, presidenti, nënkryetari dhe anëtarë të tjerë të Federatës së Mësuesve shkuan në Lefkada, në përpjekje për të ndaluar "procesin e papranueshëm të largimit të mësueses".