25.11.12

Sneijder kushtëzohet për të luajtur tek Interi


Drejtori i Interit, Marco Branca, ka konfirmuar se Wesley Sneijder “nuk do të luajë derisa të bëhen të gjitha modifikimet e kontratës së tij, të pranojë ulje të pagës apo të shitet gjatë janarit”, shkruan të shtunën “Football-Italia”. 

Sneijder ka kohë që ka insistuar se është në formë të mirë dhe i gatshëm për të luajtur, por vazhdimisht është lënë anash nga trajneri Andrea Stramaccioni. 

“Sneijder është pjesë e historisë sonë dhe ne kujdesemi për të, por tash jemi duke i diskutuar të gjitha modifikimet e kontratës së tij. Ne do t’i japim kohë atij ta vlerësojë propozimin tonë dhe nuk do të luajë derisa ta japë përgjigjen përfundimtare”, ka thënë Branca. 

Paga vjetore e Sneijderit tek Interi është gjashtë milionë euro, kurse për të interesim kanë treguar Anzhi, Manchester United e Manchester City.