28.11.12

Skandal me ndarjen e tortës së Pavarësisë


Skandal me ndarjen e tortës së Pavarësisë
Në Tirane sot u nda edhe torta e Pavaresise, torta me e madhe e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Ne ceremonine e prerjes së tortës, Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim për shqiptarët duke shmangur fjalimet. 

Copat e para për disa fëmijë janë ndarë nga Berisha, Kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Më pas atmosfera ndryshoi dhe njerëzit u sulën me babëzi mbi tortë, duke ofruar pamje vërtetë skandaloze. Jo vetëm që të babëzitur u sulën mbi tortë duke e futur nëpër qese dhe tasa, por shumë prej tyre kishin hipur mbi tortë duke gjuajtur me copat e saj.

Jehona e tortës në mediat ndërkombëtare

Jehona e tortës gjigante me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë mbërriti përtej Adriatikut.

Agjencia italiane e lajmeve, Ansa shkruan për ndërtimin e tortës gjigante me ngjyrat kuqezi dhe ekspozimit të saj në qendër të Tiranës.

“Për ndërtimin e tortës u shpenzuan rreth 100 mijë euro dhe u angazhuan rreth 200 pastiçierë”, shkruan agjencia italiane.