Ajo që nuk do ta bënte kurrë Rita është të zdishet për publik. “Kjo përfundimisht nuk do të ndodhë kurrë”
Ylli i ri shqiptaro-britanik Rita Ora nuk e ka shumë në qejf veten. Ose, së paku, jo të gjitha pjesët e trupit. Kështu, ajo thotë se urren të pasmet e saj ndërkohë që konsideron se gjoksin e ka OK.
Për lidhjen me Rob Kardashian, vëlla i Kim kardashian ajo thotë se është vetëm lidhje miqësore dhe asgjë më tepër. “Por, te meshkujt ngrihen lart hormonet posa të shohin pak lëkurë të zbuluar. Kështu ndoshta ka ndodhur edhe me Robin. Edhe ai është vetëm mashkull “.
Ndërsa për tipin e mashkullit që e parapëlqen, Rita thotë: “Nëse ai më bën të qesh, nuk ka problem edhe po qe i trashë dhe pa flokë”.
Ajo thotë më tutje se e nderon krahasimi me Rihana-n por se mendon se i duhet edhe shumë për t`u bërë e barabartë me të. “Megjithatë, nuk dëshiroj të jem klon i Rihana-s”, këmbëngul Rita Ora, që është senzacion i skenës muzikore të vitit të fundit.
Rita flet edhe për familjen e saj. Duke folur për tatuazhet e saj, thotë se e ka mirëkuptimin e duhur nga prindërit. Babai ka disa pub-e në Londër ndërsa nëna është psikiatre.