Këngëtarja Rihanna është nevrikosur kur e ka parë Rita Orën në ceremoninë e European Music Awards të veshur me fustan të ngjashëm, sikur ai që kishte veshur këngëtarja nga Barbadosi në vitin 2010.
“Por ajo ishte akoma më e inatosur kur Rita doli në skenë duke shfrytëzuar një ombrellë si objekt skene”, ka thënë një burim përThe Sun.
Burimi ka shtuar se Rihanna e konsideronte si veprim të këndshëm kur Rita e kopjonte në fillet e karrierës, mirëpo tash asaj i pengon që këngëtarja me origjinë shqiptare “po shfrytëzon truket e saja të vjetra” për të arritur sukses. /albinfo24.com/