2.11.12

Përse përfundoi në hotel Franceska e Big Brother5?


Gjeti punë në një prej lokaleve të njohur të kryeqytetit dhe u duk sikur gjithçka po i shkonte vaj. Por ja që vetëm pak ditë kishte në punën e re dhe buzëqeshja iu shua në buzë.
E kemi fjalën për Franceskën e Big Brother 5, e cila u kthye në shtëpi dhe pa që i kishin grabitur shtëpinë me qira, ku banonte me motrën e saj.
Për fat të mirë, dëmi material nuk ishte shumë i madh, por frika dhe shqetësimi se vjedhësit mund të riktheheshin, i detyroi këto dy vajza që përkohësisht të shkonin në hotel, derisa të sistemohen në një shtëpi të re.
Franceska Jace është e njohur edhe si modele, por pjesë e projekteve të saj të ardhme është edhe një këngë e re. Pra, Franci po flirton për t’u bërë këngëtare, ndërsa puna e re e saj, është menaxhere në një lokal të njohur të Tiranës.