4.11.12

Moratti: Interi reagoi ndaj padrejtësisë

Massimo Moratti, Foto: Getty Images


Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se është frikësuar “nga më e keqja” në minutat e para të Derby d’Italia.

Zikaltrit e fituan ndeshjen ndaj Juventusit me rezultat 3-1, edhe pse u gjetën në disavantazh në fillim të ndeshjes nga një gol që erdhi nga një pozitë jashtë loje.

“Pas 17 sekondash, isha i shqetësuar se e filluam keq. Kur i pashë përsëritjet dhe se ishte pozitë jashtë loje, mendova se iu kthyem tregimit të vjetër”.
“Lojtarët vepruan mirë dhe reaguan ndaj padrejtësisë”, ka thënë Moratti për Premium Calcio